INFORMACION I PËRGJITHSHËM RRETH SHQIPËRISË

Shqipëria është një shtet i pavarur, themeluar më 28 nëntor 1912  dhe njihet ndërkombëtarisht si Albania. Shtrihet në Evropën Juglindore, në Perëndim të Gadishullit Ballkanik, në koordinatat gjeografike: 39o 16′ gjatësi dhe 42o 39′ gjerësi. Shqipëria njihet zyrtarisht si Republika e Shqipërisë dhe kufizohet në veriperëndim me Malin e Zi, në verilindje me Kosovën, në lindje me Maqedoninë e Veriut, dhe në jug dhe jug-lindje me Greqinë. Në perëndim, Shqipëria laget nga deti Adriatik dhe deti Jon.

Shqipëria ka një sipërfaqe prej 28.748 km2 dhe një popullsi prej rreth 2,4 milion banorë, sipas rezultatit të Censit 2023. Tirana është qyteti më i madh i Shqipërisë dhe njëkohësisht kryeqyteti i saj që prej vitit 1920. Shqipëria ka një pozitë të favorshme gjeografike, pasi gjendet në kryqëzimin e rrugëve më të shkurtra që kalojnë nga Mesdheu perëndimor për në Ballkan e Azinë e Vogël. Relievi i Shqipërisë është kryesisht kodrinor-malor. Lartësia mesatare e relievit është 708 metra, ose 2 herë më e lartë se mesatarja e Evropës. Mali i Korabit është maja më të lartë e Shqipërisë me një lartësi prej 2751 metra mbi nivelin e detit.

Shqipëria bën pjesë në brezin subtropikal dhe përfshihet në zonën e klimës mesdhetare, me dimër të shkurtër e të butë dhe me verë të nxehtë e shumë të thatë. Klima e Shqipërisë ka ndryshime të mëdha nga një krahinë në tjetrën dhe kontraste të mëdha në temperaturë, reshje, ndriçimin diellor, lagështirën e ajrit, etj. Ndriçimi diellor lëviz nga 2,731 orë në vit në Xarë të Sarandës në 2,046 orë në vit në Kukës.

Forma e qeverisjes:   Republikë parlamentare

Prefiksi telefonik ndërkombëtar: +355

Gjuhët zyrtare: Shqip

Valuta: Lek

Kalendari i festave zyrtare për vitin 2025

01 janar 2025 Festat e Vitit të Ri
02 janar 2025 Festat e Vitit të Ri
14 mars 2025 Dita e Verës
22 mars 2025 Dita e Nevruzit
30 mars 2025 Dita e Bajramit të Madh
20 prill 2025 E diela e Pashkëve Katolike / E diela e Pashkëve Ortodokse
01 maj 2025 Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve
06 qershor 2025 Dita e Kurban Bajramit
05 shtator 2025 Dita e Shenjtërimit të Shenjt Terezës
22 nëntor 2025 Dita e Alfabetit
28 nëntor 2025 Dita Flamurit dhe e Pavarësisë
29 nëntor 2025 Dita e Çlirimit
08 dhjetor 2025 Dita Kombëtare e Rinisë
25 dhjetor 2025 Krishtlindje

Shënim: Në rastet kur festa apo festat zyrtare bie/bien në ditën apo ditët e pushimit javor (e shtunë dhe/ose e diel), atëherë pushimi shtyhet në ditën apo ditët pasardhëse të punës (e hënë dhe e martë).


“Edhè hâna do t’a dije,
Edhè dielli do t’ két pá,
Se per qark ksaj rrokullije,
Si Shqypnija ‘i vend nuk ká !”
- Gjergj Fishta -

2 thoughts on “INFORMACION I PËRGJITHSHËM RRETH SHQIPËRISË”

  1. Itís nearly impossible to find experienced people on this subject, but you sound like you know what youíre talking about! Thanks

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *