Sistemi Bankar në Shqipëri është organizuar në dy nivele:
- Banka Qendrore
- Bankat Tregtare
Banka e Shqipërisë është banka qendrore, e cila me anë të selisë qendrore në Tiranë dhe disa degëve të saj në rrethe mbulon të gjithë vendin. Banka e Shqipërisë është autoriteti i vetëm përgjegjës për licencimin, rregullimin dhe mbikëqyrjen e sistemit bankar në Shqipëri. Ky autoritet është gjithashtu përgjegjës për licencimin, rregullimin dhe mbikëqyrjen e subjekteve financiare jobanka, shoqërive të kursim – kreditit e unioneve të tyre dhe zyrave të këmbimit valutor që ushtrojnë veprimtari bankare ose veprimtari të tjera financiare në Republikën e Shqipërisë.
Bankat tregtare janë banka të nivelit të dytë dhe janë të vetmet institucione financiare që ushtrojnë njëkohësisht veprimtarinë e pranimit të depozitave monetare dhe veprimtarinë e kredidhënies. Përveç këtyre veprimtarive, bankat ofrojnë shërbime pagesash dhe ushtrojnë veprimtari të tjera finanziare, ku, ndër këto mund të përmendim veprimet nëpërmjet internetit, përdorimin i kartave të debitit dhe kreditit, ATM për tërheqjen/depozitimin e parave, arkëtime dhe pagesa për llogari të të tretëve, këshillime finanziare, etj.
Aktualisht në Shqipëri operojnë 11 banka të nivelit të dytë, pjesa më e madhe e të cilave janë me kapital të huaj. Më poshtë mund të gjeni emrat e bankave të licencuara nga Banka e Shqipërisë shoqëruar nga website përkatës për secilën prej tyre.
Bankat tregtare që operojnë në Shqipëri
- Banka Amerikane e Investimeve sh.a. – https://www.abi.al
- Banka Credins sh.a. – https://www.bankacredins.com/
- Banka e Bashkuar e Shqipërisë sh.a. – https://www.uba.com.al/
- Banka e Parë e Investimeve, Albania sh.a. – https://www.fibank.al/
- Banka Intesa Sanpaolo Albania sh.a. – https://www.intesasanpaolobank.al/
- Banka Kombëtare Tregtare sh.a. – https://www.bkt.com.al/
- Banka OTP Albania sh.a – https://www.otpbank.al/
- Banka Procredit sh.a. – https://www.procreditbank.com.al/
- Banka Raiffeisen sh.a. – https://www.raiffeisen.al/
- Banka Tirana sh.a. – https://www.tiranabank.al/
- Banka Union s h.a. – https://www.unionbank.al/
“It is well enough that people of the nation do not understand our banking and monetary system, for if they did, I believe there would be a revolution before tomorrow morning”. - Henry Ford -
Itís nearly impossible to find experienced people on this subject, but you sound like you know what youíre talking about! Thanks
I was excited to uncover this great site. I need to to thank you for your time for this particularly wonderful read!! I definitely enjoyed every part of it and I have you book marked to check out new stuff in your web site.