Thënia e ditës
omnia vincit amor
Leximi i një thënie të bukur është një mënyrë e mirë për ta nisur mbarë ditën. Mjaftojnë disa fjalë për të na ndryshuar mënyrën e të menduarit ose për të reflektuar mbi një argument të ri dhe interesant.
Mjafton një thënie për të na hapur sadopak mendjen dhe për ta parë jetën ndryshe, duke gjetur forcën dhe guximin për ta jetuar atë në një mënyrë më të mirë.
Në këtë faqe do të prezantohet çdo ditë një frazë e bukur që mund të na shërbejë si pikënisje për mendime dhe reflektime të reja.
“Ne nuk mund t’u mësojmë njerëzve asgjë; ne vetëm mund t’i ndihmojmë ata ta zbulojnë atë brenda vetes.”
– Galileo Galilei –
“Jeta është një udhëtim dhe kush udhëton jeton dy herë.”
– Omar Khayyām –
“Ne nuk udhëtojmë për të ndryshuar vende, por për të ndryshuar mendje.”
– Hippolyte Taine –
“Një udhëtar i mirë nuk ka plane fikse dhe qëllimi i tij nuk është të arrijë diku.”
– Lao Tzu –
“Jeta fillon aty ku mbaron zona juaj e rehatisë.”
– Neale Donald Walsch –
“Arti i jetës është të mësosh të vuash dhe të buzëqeshësh.”
– Hermann Hesse –
“Dy ditët më të rëndësishme në jetën tuaj janë dita kur keni lindur dhe dita kur zbuloni pse.”
– Mark Twain –
“Kur mendoni se i keni të gjitha përgjigjet, jeta të ndryshon të gjitha pyetjet.”
– Charlie Brown –
“Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha, por ne mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe.”
– Shën Tereza e Kalkutës –
“Jeta është aq e shkurtër saqë nuk ka kohë për grindje, për inat dhe për luftë. Ka kohë vetëm për dashuri dhe zgjat vetëm një çast.”
– Mark Twain –
“Kush sheh jashtë vetes, ëndërron; kush sheh brenda vetes, zgjohet.”
– Carl Gustav Jung –
“Në librin e jetës, kini gjithmonë forcën për të kthyer faqen, dhe në të njëjtën kohë mençurinë për të mos harruar kurrë atë që keni lexuar.”
– Anonime –
“Të jetosh është gjëja më e rrallë në botë. Shumica e njerëzve ekzistojnë, kjo është e gjitha.”
– Oscar Wilde –
“Paqja fillon me një buzëqeshje.”
– Shën Tereza e Kalkutës –
“Bota është ajo që ne mendojmë se është. Nëse ne mund të ndryshojmë mendimet tona, ne mund të ndryshojmë botën.”
– Henry Major Tomlinson –
“Sekreti për të jetuar gjatë është: hani gjysmën, ecni dyfish, qeshni trefish dhe dashuroni pamasë.”
– Proverbe Tibetiane –
“Dikush zgjedh të jetoj si mundet. Dikush tjetër si duhet. Dhe pastaj ka nga ata që zgjedhin të jetojnë ashtu siç duan… por për këtë duhet GUXIM.”
– Serena Santorelli –
“Bëj mirë dhe harroje….edhe ata që e marrin të mirën e harrojnë.”
– Anonime –
“Klasi qëndron në gjëra të vogla. Bleta dhe miza fluturojnë të dyja, por vendi ku qëndrojnë bën diferencën.”
– Anonime –
“Ne të gjithë jemi enë prej balte, të brishta dhe të varfëra, por në të cilat gjendet thesari i pamasë që mbajmë.”
– Papa Francesco –
“Paqja nuk mund të mbretërojë midis njerëzve nëse nuk mbretëron së pari në zemrat e tyre.”
– Papa Gjon Pali II –
“Njeriu beson se e do lirinë. Në fakt ka shumë frikë nga ajo. Pse? Sepse liria e detyron atë të marrë vendime, dhe vendimet e vënë përballë rreziqeve.”
– Erich Fromm –
“Njerëzit nuk vendosin të ardhmen e tyre, por zakonet e tyre, dhe zakonet e tyre vendosin të ardhmen e tyre.”
– F. Matthias Alexander –
“Nuk kam takuar kurrë një njeri kaq injorant nga i cili nuk kam mundur të mësoj diçka.”
– Galileo Galilei –
“Qeveritë nuk mësojnë kurrë, vetëm njerëzit mësojnë.”
– Milton Friedman –
“Shumë njerëz duan që qeveria të mbrojë konsumatorin. Një problem akoma më urgjent është që konsumatori të mbrohet nga qeveria.”
– Milton Friedman –
“Të menduarit është puna më e vështirë që ekziston, kjo është ndoshta arsyeja që janë të paktë ata që e bëjnë këtë gjë.”
– Henry Ford –
“Shpresa sheh të padukshmen, prek të paprekshmen dhe arrin të pamundurën.”
– Anonime –
“Që në agim njeriu e kupton se vuajtja, e përballur pa frikë, është pasaporta e tij drejt lirisë.”
– Paulo Coelho –
“Çdo fjalë ka pasoja. Çdo heshtje, gjithashtu.”
– Jean-Paul Sartre –
“Mjafton një rreze dielli për të fshirë miliona hije.”
– San Francesco d’Assisi –
“Askush nuk është aq i pasur sa të mos ketë nevojë për asgjë dhe aq i varfër sa të mos ketë mundësi të dhurojë asgjë.”
– Don Oreste Benzi –
“Në jetë nuk korr atë që mbjell, por korr atë për të cilën kujdesesh.”
– Charles Monroe Schulz –
“Jeta nuk matet me sa herë marrim frymë, por me momentet që të lenë pa frymë.”
– Maya Angelou –
“Kur zgjohesh në mëngjes, mendo sa privilegj i çmuar është të jesh gjallë, të marrësh frymë, të mendosh, të gëzosh, të duash.”
– Marco Aurelio –
“Ajo që është e destinuar për ty ndjek ritmin tënd – mos u ndal, kape ritmin.”
– Albaniaime –
“Shtëpia nuk është vendi ku ke lindur; shtëpia është vendi ku ndalen të gjitha përpjekjet tuaja për t’u arratisur.”
– Naguib Mahfouz –
Konfuci i tha njërit prej nxënësve të tij: Yo, a do që të të tregoj se në çfarë konsiston njohuria? “Konsiston në të qënurit i vetëdijshëm se e dini një gjë dhe po ashtu nuk e dini. Kjo është njohuria.”
– Konfuci –
“Mençuria është bija e përvojës, jo sepse përvoja është mësuesi më i mirë, por sepse t’a shpjegon mësimin pasi t’a ka bërë provimin.”
– Albaniaime –
“Ajo që ka rëndësi mes miqsh nuk është ajo që thuhet, por ajo që nuk ka nevojë të thuhet.”
– Albert Camus –
“Mos e lini për nesër të mirën që mund të bëni sot, se ndoshta nesër nuk do të kesh kohë mjaft.”
– Don Bosko –
“Mbaji sytë drejt yjeve dhe këmbët në tokë.”
– Theodore Roosevelt –
“Të jesh injorant nuk është aq turp, sa të mos dëshirosh të mësosh.”
– Benjamin Franklin –
“Politikani bëhet burrë shteti kur nis të mendojë për brezat e ardhshëm e jo për zgjedhjet e ardhshme.”
– Winston Churchill –